Syri i Kalter

Syri i Kalter eshte nje vend turistik shume i bukur qe ndodhet ne fshatin Muzine te Rrethit e Delvines, prane rruges nacionale Delvine – Gjirokaster. Eshte nje pike shume piktoreske ku nga nje burim i kalter me origjine karstike nga Mali i Gjere del nje uje i kristalte. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyren e kalter nen rrezet e diellit. Eshte burimi me i madh dhe me interesant nder 18 burimet qe shperthejne rreze malit te gjere. Eshte shpallur monument natyre. Forma e tij eshte ovale e ngjashme me formen e nje syri, shperthen nga toka i erret ne mes dhe i kalter anash. Thellesia e tij eshte teper e madhe arrin deri ne 45 m thellesi. Eshte burim me ujera te fresketa dhe te embla i rrethuar me bimesi te dendur dhe me gjelberim te perhershem. Syri i Kalter me gjithcka perreth tij eshte tamam nje tempull natyror qe i kushtohet misterit te jetes, luftes se njeriut per te mposhtur natyren dhe njeheresh pandashmerine e tij prej saj.

Parku Kombetar i Butrintit

Butrinti ose me emrin e lashte Buthrotum, shtrihet ne jugperendim te Shqiperise, 20 km ne jug te portit modern te Sarandes. Butrinti u shpall qytet muze ne qershor 1961.Butrinti eshte vleresuar si pasuri e trashegimise se njerezimit dhe mbrohet nga UNESCO qe nga viti 1992.Qyteti i lashte okupon pjesen kryesore te kodres qe lagej nga kanali Vivari, nje rruge e ngushte ujore qe sot lidh Korfuzin, 4 km ne perendim te Butrintit, me liqenin e brendshem me uje te kripur. Ne vitin 2000 Butrinti priti mese 30 mije vizitore te huaj. Qyteti antik, eshte padyshim nje nga bukurite më me vlere te rivieres shqiptare dhe nje nga destinacionet me te rrahura, jo vetem nga turiste te huaj, por edhe nga vete shqiptaret. Historia, gershetohet ketu me artin antik dhe rrethohet nga nje bukuri e mahnitshme mesdhetare, duke zene nje vend te rendesishem ne kujtimet e atyre qe e kane shijuar nga afer dhe ne endrrat e atyre qe kane degjuar te flitet per te.